Detaje nga jeta e fituesit të çmimit Nobel, librat e Kazuo Ishiguro
Pëlqej
Fituesi i këtij viti i Nobelit për letërsi, britaniku Kazuo Ishiguro, me origjinë nga Japonia, u vendos në Britani kur ishte vetëm 5 vjeç.

Ishiguro është njëri nga autorët ma të njohur të letërsisë bashkëkohore në botën angleze, pasi ka marrë katër nominime për “Man Booker Award” dhe ka fituar çmimin e vitit 1989 për romanin e tij “The Remains of the Day”.

Në vitin 2008, “The Times” e rëndit Ishiguron të 32’in në listën e tyre të “50 shkrimtarëve ma të mëdhej britanikë që nga viti 1945”.

Romani i tij i shtatë, “The Giant Buried”, u botua më 3 Mars 2015 si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu edhe në Mbretërinë e Madhe.

Fituesi i fundit i çmimit prestigjioz për vitin 2016 ishte shkrimtari dhe kantautori amerikan, Bob Dylan.

Për herë të parë me këtë çmim u laurua shkrimtari francez, Sully Prudhomme, në vitin 1901.
Shtuar më 05/10/2017, ora 13:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori