“Këngëtar showman”, Berisha komenton lojën e Stresit në Big Brother, pak orë para finales

Në konferencën e sotme me gazetarër, ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur për Stresin, këngëtari i zhanerit rep, që  ka qenë një nga mbështetësit e Partisë Demokratike.

Stresi është banor i Big Brother Vip Kosova dhe pak orë para finales së madhe për 200,000 euro, Berishës i është drejtuar pyetja: Ju jeni aktiv edhe në Tik-Tok ku emri juaj adhurohet nga dy personazhe në dy Reality Show. Sot që është finalja në Kosovë keni një urim për Stresin?

“E kam thënë se nuk ndërhyj në atë pjesë që nuk është e imja. Natyrisht ata të cilët kanë arritur në këtë shkallë pëlqyeshmërie e kanë arritur falë dhuntive artistike, këngëtar showmen dhe do të jetë publiku që do t’i vlerësoje, por unë i mbetem asaj fjale. Secili diellin e tij si politikan nuk ia lejoj të ndërhyj”, ka thënë Berisha.

Kujtojmë se shpeshherë Berisha është pyetur edhe për Luiz Ejllin, për të cilin ka bërë vetëm komente pozitive./albeu.com


Shtuar 17.03.2023 13:53