DETAJE/ Ishin dënuar me burgim të përjetshëm, shqiptarët arratisen pa i kuptuar askush
Dy shqiptarë janë arratisur nga burgu grek i Kassandrës në Halkidiki.

Sipas mediave greke, të dy shqiptarët ishin të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje. Emrat e tyre nuk bëhen të ditur por mësohet se janë njëri 31 dhe tjetri 33 vjeç.

Mungesa e tyre është vënë re në numërimin e mëngjesit të së martës nga gardianët e burgut dhe më pas është vënë alarmi.

Administrata e burgut njoftoi policinë për dy të arratisurit dhe kanë nisur kërkimet për kapjen e tyre. Kontrolle të shtuara po bëhen kryesisht në dogana, aeroporte e porte për të mos lejuar largimin e tyre jashtë Greqisë.

Kjo nuk është hera e parë që shqiptarët arratisen nga burgjet greke, vetëm pak kohë më parë, 4 shtetas shqiptarë u arratisën nga burgu famëkeq i Koridalos.
Shtuar më 18/07/2019, ora 23:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori