DETAJE/ Deputeti i PS-së aksidenton një person
Pëlqej
Kudo në media vetëm pak më parë ka qarkulluar lajmi se deputeti socialist i qarkut të Beratit, Fadil Nasufi kishte aksidentuar një person.

Për këtë ka reaguar edhe vetë Policia e Beratit, ndërkohë që raportohet se drejtuesi i bicikletës ka qenë i dehur.

Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, jemi njoftuar se në aksin rrugor Berat-Ura Vajgurore, në Otllak, mjeti tip Benz me drejtues shtetasin F.N, 60 vjeç, banues në Berat, është përplasur me një biçikletë e cila drejtohej nga shtetasi B.M, 51 vjeç, banues në Berat.

Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i biçikletës.

Nga veprimet e para drejtuesi i biçikletës rezultoi se ishte në gjendje të dehur.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2018, ora 19:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori