DETAJE/ Shkoi te shtëpia e ish të dashurës dhe aty gjeti policin, si ndodhi ngjarja në Kavajë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Kavajës.

Një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër është plagosur.

I plagosuri është një efektiv policie i identifikuar si Bledar Toci i cili aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Ka qenë viktima Dritan Haxholli, ai që ka qëlluar i pari me armë duke plagosur policin, i cili më pas ka nxjerrë armën e shërbimit dhe e ka lënë të vdekur në vend.

Mendohet se viktima ka shkuar të shtëpia e ish të dashurës për të sqaruar ndarjen, por në banesë ka qenë polici i burgjeve Bledar Toci.

Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 00.40, në Lagjen nr. 2 Kavajë, shtetasi D. H., banues në Kavajë, ka hyrë në banesën e shtetases M. Q. Në banesë ndodhej dhe shtetasi B. T, banues në Kavajë, punonjës i Policisë së Burgjeve.

Shtetasi D.H. është konfliktuar me shtetasin B. T. dhe si pasojë shtetasi D.H ka qëlluar me armë në drejtim të shtetasit B.T duke e plagosur atë. Shtetasi B.T me armën e shërbimit ka qëlluar në drejtim të shtetasit D.H i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Shtetasi B.T, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.


/albeu.com/
Shtuar më 10/10/2019, ora 08:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori