DETAJE/ Autobusi përplas dy automjetet, humb jetën një person dhe plagosen 6 të tjerë
Një aksident i ka marrë jetën një personi dhe ka lënë të plagosur 6 të tjerë në aksin Tiranë- Fushë Krujë.

Mësohet se janë përplasur tre automjete. Burime nga Policia bëjnë me dije se si pasojë e përplasjes shtetasi F.XH., 59-vjeç ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 01.03.2020, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë, në Tapizë, janë përplasur mjeti tip “Benz” me një mjet tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin F.Xh.,59 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Po si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dhe 6 pasagjerë të tjerë të autoveturës dhe autobuzit, të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Shtuar më 01/03/2020, ora 18:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori