Begaj: Kosova është prioriteti ynë. Osmani: Qëllimin e kemi të përbashkët, jemi një familje

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj dhe ajo e Kosovës, Vjosa Osmani kanë mbajtur një konferencë të përbashkët në Tiranë.

Të dy presidentët kanë theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të mira mes dy shteteve. Begaj theksoi se Kosova është prioriteti ynë kombëtar, ndërsa Osmani theksoi se ne jemi një familje dhe si e tillë duhet të ulemi dhe të diskutojmë për problemet që dy vendet hasin rrugës.

Begaj: Kosova është prioriteti ynë kombëtar. Në të gjitha takimet e mia si kryetar shteti, në diskutimet me homologët ose organizata kombëtare dhe rajonale kam shprehur dhe kam kërkuar gjithmonë njohjen e Republikës së Kosovës. E kemi për detyrë ta mbështesim Kosovën dhe të kërkojmë njohje të reja të saj. Këtë e kemi bërë më së miri gjatë mandati 2-vjeçar që kemi në Këshillin e sigurimit. Gjatë vizitës që unë do të bëj në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara do të kërkoj takime bilaterale për mundësinë e njohjeve të reja.

Osmani: Çdo moment është moment i mirë për të vizituar Shqipërinë. Çdo bashkëpunim ndihmon qëllimin tonë të përbashkët, për fuqizimin e faktorit shqiptar në rajon dhe kontinent. Kosova sot përballet me sfidimin më të madh në aspekti ne sigurisë në këto 25 vitet e fundit. Është detyrim i secilit prej nesh që të vëmë interesat kombëtare para së gjithash. Unë nuk kam asnjë dyshim se qëllimin e kemi të përbashkët. Ne jemi një familje dhe duhet të ulemi dhe të diskutojmë si një familje. Sa më shumë punojmë për fuqizimin e republikës së Kosovës po aq kemi kontribuuar edhe për rajonin. Suksesi i Kosovës është edhe sukses i kombit shqiptar.

Presidentja Osmani pas konferencës me Begajn do të zhvillojë takime me kryeministrin Rama dhe Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla. /Albeu.com/ 


Shtuar 4.09.2023 12:12