Dështimi me negociatat, Rama vazhdon "përrallën": Përpjekjet tona janë të sukseshme
Në konferencën e ditës së sotme, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ky vit qeverisës ka qenë ndër më të vështirët, pasi sipas tij Shqipëria nuk arriti të merrte negociatat dhe kjo sipas tij kishte në themel frikën nga drejtësia e re.

Pjesë nga fjala e Ramës
Ky ka qenë viti më i veshtirë i qeverisjes sonë. Shqipëria nuk arriti të ccelë negociatat me BE. Ne themel të asaj përpjekje ka qenë frika, frika nga drejtësia. Frika nga drejtësia e lidhur me mundësinë reale të çeljes së negociatave që dihet se vjen një proces ballafaqimi mes vendit kandidat dhe negociatave.

Gjithë reforma në drejtësi, gjithë bagazhi ligjor i krijuar në këto vitet e fundit korrespondon me kapacitetet e sistemit të drejtësisë, për të gjykuar pavarësisht statusit social, apo influencës apo forcës të individëve të caktuar. Adresim i korrupsionit deri në nivelet më të larta, kjo ka qenë në themel të gjithë asaj përpjekje që kulmoi me një situatë absurde dhe sureale në procesin zgjedhor.

Nga ana jonë ne i bëmë të gjitha përpjekjet me një mundim të posaçëm për të komunikuar dhe balancuar të gjithë efektin e baltës së hedhur ndërkombëtarësh në vendin tonë.

Duke filluar me një vend që është kyç në vendimmarrje, që është Gjermania, na ishte krijuar një barrierë domethënëse me partinë Kristian-Demokrate që është partia kryesore e koalicionit,.

Fakti që Gjermania kolaudoi me një po të Bundestagut është një provë që tregon se përpjekjet tona ishin të suksesshme. Në mungese të vendimi për çeljen e negociatave, kemi një udhërrëfyes për vazhdimin e procesit të integrimit në BE”, tha Rama.



Shtuar më 25/11/2019, ora 11:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori