Dëshmoi për përgjimin e Xhafajt, policia lë të lirë Veliun
Pëlqej
Albert Veliu nga Vlora, dëshmitari i cili riktheu në burgun e Italisë Agron Xhafajn ka deklaruar se përgjimi nuk është bërë nga ai.

Por duket se pas shoqërimit në komisariat mëngjesin e sotëm, Albert Veliu është lënë i lirë.

Veliu është marrë në pyetje nga policia për audio-përgjimin dhe më pas është lënë të largohet.

Ish-ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi e ka konfirmuar këtë në Opinion: “Është i lirë. Është shoqëruar për t’u pyetur dhe tani është i lirë.” /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2018, ora 21:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori