Kreu i grupit
parlamentar i PS,
Taulant Balla prej disa ditësh është akuzuar se ka kërcënuar ish-nënkomisarin Nuhu për cështjen Xhisiela.
Ditën e sotme Prokuroria e Tiranës ka thirrur
Ballën për të dëshmuar
Taulant Ballën.
Mësohet se kryetari i grupit
parlamentar të PS, i pyetur për këto akuza, i ka qëndruar deklarimeve të mëparshme, duke mohuar se ka qenë në komisariatin e Krujës duke u shprehur se nuk ka lidhje me këtë histori.
Ai këmbëngul se ka qenë me Turjan Hyskën duke peshkuar në Pogradec.
Taulant Balla, në një prononcim për gazetarët, tha se ka depozituar prova të reja në organin e akuzës.
“Tashmë është regjistruar procedimi penal më 2.10 20810 dhe prokurorja Elsa Miha me të cilin isha, u informova për rrethanat në ngarkim të shtetasve që kam bërë kallëzim dhe duhet tu informoj se kam depozituar gjithë provat që protestojnë padinë ndaj shtetasve të sipërpërmendur me në krye Bashën”.
Balla tha se kjo është një betejë që e fiton në interes të shqiptarëve. “Një budalla hedh një gur në lumë dhe 100 të tjerë mezi e nxjerrin”, shtoi.
Basha ka detyrë të vij sot dhe ti thojë ç’prova ka, vijoi.
Kreu i grupit
parlamentar socialist u shpreh se Basha, Emiljano Nuhu e Basir Çollaku, “bashkë me persona të tjerë të paidentifikuar”, përbëjnë një “grup të strukturuar që kanë bërë një inskenim të turpshëm”.
Shtuar më 04/10/2018,
ora 18:38