Dëshmitë e të arrestuarve/ “Babanë e lashë të plagosur, po dërgoja dajën në spital"
Ende mbetet në pikëpyetje autorësia sa i takon krimit në familje lidhur me 50 vjeçarin i cili kishte edhe një lidhje me një 25 vjeçare.

Jurgen Kurti ka deklaruar para oficerëve të Policisë Gjyqësore se të shtunën në mesnatë, nëna e kishte lajmëruar se babai kishte shkuar i dehur në banesë dhe kishte tentuar të hynte me forcë. Për këtë arsye, Shpresa Kurti kishte lajmëruar edhe vëllain e saj, Leonard Ristanin, të cilin e kishte vënë në dijeni për atë çfarë po ndodhte mes saj dhe të shoqit.

Në momentin kur e shoqja i hapi derën, ai tentoi ta godiste me thikë por ndërhyri kunati me djalin, raporton "Panorama".

“Babai goditi dajën dy herë në trup dhe ai ra në tokë. Më pas u ngrit dhe u drejtua t’i merrte thikën babit nga dora. U përleshëm të dy me të.

Nuk e di me saktësi se cili nga ne e goditi, pasi i morëm thikën nga dora, por e pashë që u plagos rëndë dhe u rrëzua.

E kam lënë aty të plagosur rëndë, nuk e dija se ka vdekur, dhe u nisa të dërgoj dajën me makinë në spital”, ka treguar në polici Jurgen Kurti.

Më pas ka treguar se gjatë rrugës janë shkëmbyer me një makinë policie dhe u ka treguar se çfarë kishte ndodhur. /albeu.com/
Shtuar më 06/04/2016, ora 09:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori