"Derra të pagdhendru", ekstremisti grek Babis Karathanos i përgjigjet Ramës pas lirimit
Pëlqej
Ditën e djeshme ekstremisti grek Babis Karathanos ishte ai që i printe arkëmorit të Konstantinos Katsifas, edhe pse njihet si një person i rrezikshëm për vendin tonë.

Gjithashtu Karathanos ka qënë pjesë e 12 personave të shoqëruar në polici, pasi bllokuan rrugën kombëtare, Gjirokastër-Kakavijë, për reth 10 minuta.

Karathanos ka hyrë në mënyrë të jashtëligjshme në kufi por ai do të procedohet në gjendje të lirë.

Pas lirimit ai ka pasur një mesazh dhe ndaj qeverisë shqiptare, duke e akuzuar atë për trajtimin që i është bërë në rajonin e policisë.

“Unë shpresoj se pas praktikave të ndjekura nga regjimi shqiptar kundër nesh dhe kundër minoritetit grek, të gjithë ta kenë kuptuar se kush janë ata që qeveriin në vendin fqinj!”, shkruan Karathanos pas lirimit të tij.

Kujtojë që kryeministri Rama i ka quajtur këta persona: Te pagdhendur, qe jetojne si hiena e kendojne si korba! Jane qenie te mjera qe perdhosin te vdekurin qe medemek respektojne dhe ulin dinjitetin e flamurit te kombit te tyre – nje komb qe i ka dhene shume njerezimit; nje popull qe s’ka qene e s’mund te jete kurre armiku yne; nje vend ku shqiptaret kane gjetur strehe, njesoj siç kane gjetur greket strehe tek ne dhe qe edhe ai, si çdo vend, ka taksiratin te kete derrat e gomeret e vet. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2018, ora 09:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori