"Dërgon letra sikur ta kesh dashnore", Rama replikon me komentuesit (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama i dërgoi sot letrën e 5-të radhazi kryetarit të opozitës, Lulzim Basha me të cilën ndër të tjera argumentonte se koha në dispozicion për tu ulur në tryezën e dialogut po shkon drejt fundit.

Pas njoftimit të bërë publik nëpër media se protesta e radhës e opozitës do të zhvillohet me datën 31 Maj, ditë në të cilën Partia Socialiste kishte parashikuar të bënte hapjen e fushatës, Rama njoftoi se shtabi elektoral i partisë që drejton e kishte shtyrë për me datën 1 Qershor këtë eveniment.

Në statusin ku kryeministri ka shkruajtur letrën drejtuar Bashës, kanë vërshuar komente të shumta një pjesë e mirë e të cilave mjaft kritike për qëndrimin e tij ndaj situatës politike në vend por edhe lidhur me mënyrën se si ka zgjedhur të komunikojë me shefin e opozitës.

Siç bën shpesh, Rama nuk ka hezituar ti përgjigjet njërit prej komentuesve i cili i kujton kryeministrit që në vend të merret me detyrën e tij, “i dërgon letra Bashës si me e pas dashnore

Replikat:

Komentuesi: Hahahahaa tallu me këtë popull tallu o i madhi Skënderbe. Në vend që të bësh diçka për Shqipërinë del dhe dërgon letra Bashes si me e pas dashnore. Je bere bajat pa pik shije leximi

Rama: S’të vë faj aspak që s’kupton se këto letra janë edhe për ty edhe për këdo që ka vërtetë interes të kuptojë më shumë, lidhur me këtë situatë e me pozicionet e palëve! Përqafime.
Shtuar më 26/05/2019, ora 15:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori