Dera në Reçak që nuk u thye dot nga serbët
Dita e sotme shënon 21 vjet nga masakra e Reçakut e cila tregoi tmerrin e Serbisë gjatë luftës në Kosovë.

Pamjet e kësaj masakre, u shpërndanë gjithandej, pushtuan mediat botërore dhe i dhanë vulë ndërhyrjes së NATO-s.

Ndërsa, sot kur dhimbja e lotët për familjarët nuk kanë shterrur, kur memoriali i 45 viktimave, u nderua nga qindra qytetarë e politikanë, kthehemi pas në kohë.

Një nga fotografitë që bëri jehonë të madhe, ishte edhe ajo e një ushtari serb, i cili godet me këmbë derën e një shtëpie në Reçak, për të vrarë e masakruar.

Ndërsa, në të njëjtin vend, pikërisht më 15 janar, por në vitin 2017, është fotografuar e njëjta derë, e cila nuk ka ndryshuar, madje ka qëndruar e pathyeshme thuajse për dy dekada.
Shtuar më 15/01/2020, ora 15:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori