Der Speiegel: Ja jeta e një djaloshi shqiptar e shkatërruar nga gjakmarrja
Revista gjermane Der Spiegel përmes një artikulli i ka kushtuar vëmendje fenomenit të gjakmarrjes në Shqipëri. Për këtë revista ka marrë si shembull rastin e familjes Qukaj nga Shkodra e cila ka hyrë në gjak me familjen Prroj për shkak të një mosmarrëveshje për një mulli me ujë.

Grindja kishte të bënte me kërkesën që familja e 14 vjecarit Leonard Qukaj të paguante për të përdorur ujin që kalonte nëpër pronën e fqinjëve Prroj të cilët mendonin se u duhej paguar një tarifë duke fyer Qukajt, një goditje e rëndë për nderin e familjes. Për ta vënë në vend, xhaxhai i Leonardit vrau një prej anëtarëve të familjes Prroj.

Dy vjet më vonë, Prrojët morën hak duke vrarë dy pjesëtarë të familjes Qukaj ndërkohë që vrasjet vazhdojnë ende. Viktimë mbeti dhe Marie Qukaj e cila u bë symbol kunder fenomenit të gjakmarrjes kur u vra dy vite me parë sëbashku me gjyshin e saj nga një pjestar i familjes Prroj. /albeu.com/
Shtuar më 08/06/2014, ora 15:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori