Deputetja në Maqedoni infektohet me COVID-19
Deputetja dhe ish-zëvendësministrja plotësuese në e MPB-së në Qeverinë teknike në Maqedoninë e Veriut, Sllavjanka Petrovskaështë infektuar me COVID-19.

Lajmin e ka dhënë vetë deputetja teksa tregon se ka pasur temperaturë.

“Sot pasdite papritmas kisha temperaturë të lartë përderisa isha në Kuvend. Pasdite u testova dhe për fat të keq rezultati është pozitiv. Gjatë ditëve të kaluara kisha lëvizje të kufizuara dhe disa mbledhje me prezencë fizike, ku vazhdimisht kam mbajtur maskë mbrojtëse”, shkroi Petrovska, njofton Telegrafi Maqedoni.

Petrovska ju bëri thirrje qytetarëve të kenë kujdes për shkak se spitalet janë të mbushura dhe mjekët janë të stërlodhur.
Shtuar më 28/10/2020, ora 22:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori