Kejdi Mehmetaj ishte e ftuar pasditen e sotme të
Rudina ku përvec politikës sqaroi edhe lidhjen ose fejesën sic u hamendësua në media.
Ajo ka sqaruar se nuk është fejuar, por thjesht
familjet e tyre janë takuar.
"
Familjet tona i kemi tradicionale dhe ato duan të dinë se ç’bëhet në këtë aspekt dhe kjo ishte një njohje e familjeve
tona." – tha ajo.
Kejdi tha se nuk ka realizuar ceremoni fëjese dhe se nuk e ka një unazë në dorë. E ‘’ngacmuar’’ nga
Rudina nëse është në pritje të një propozimi, ajo është përgjigjur: ‘’Normalisht të gjitha vajzat që janë të lidhura e presin atë moment.’’ Ajo rrëfeu se ajo e Arbri janë njohur në parti, duke treguar pra se edhe ai është pjesë aktive e LSI-së. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2018,
ora 19:03