Deputetja e PDK-së kërcënohet me vdekje
Deputetja e Partisë Demokratike në Kosovë, Eliza Hoxha, është kërcënuar me jetë. Një qytetar ka shkruar në profilin e tij në Facebook: “Eliza Hoxha je e vdekur”.

Ndërkohë, këtë postim deputetja kosovare e ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj, duke e cilësuar kërcënimin si pasqyrë të shoqërisë kosovare.

Postimi i deputetes

PASQYRË SHOQËRORE KOSOVARE

Prej se kam hy në politikë përditë të lume marr ofendime publike e edhe në inbox kot e kot…

Liria me linqu dhe me stigmatizu në Kosovë është aq e jashtzakonshme sa që kalon në shkelje, abuzim dhe kërcnim të tjetrit ….krejt kjo në emër të lirisë së mendimit dhe veprimit.

Kur kësaj ia shton faktorin gjinor ky presion dhe kjo luftë është edhe dy herë më e egër.

Sot po e ndaj këtë me të gjithë juve. P.S. Me mendu ndryshe, me përfaqësu diçka tjetër përtej asaj çfarë ti pëlqen dhe beson, për mua është begati…e për ty e disa të tjerë…po shihet…
Shtuar më 28/04/2020, ora 08:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori