Deputetja e PD për kabinetin e ri: S'ka gjumë për ministrat e “dalluar” sonte
Deputetja e PD Mimoza Hajdarmataj ka ironizuar ditën e sotme qeverinë “Rama 2”, 1 ditë para publikimit të saj.

Përveç kritikave që ajo i bën mandatit të parë të Ramës, Hajdarmataj ka thënë se ministrat e “dalluar” sonte nuk do t’i zërë gjumi duke menduar a do të jenë edhe nesër në qeveri.

Statusi i plotë

Nëpër ambasada paskemi patur njerëz të leshtë, që për 4 vjet të qeverisë Rama 1 kanë bërë vetëm vrima në ujë!!!!

Nëpër spitale dhe ambulanca paskemi patur njerëz të pisët, që veç kanë abuzuar dhe në 4 vitet e drejtimit të tyre ia kanë “nxirë” faqen kryeministrit. Sa të korruptuar paskan qënë dhe ai nuk e ka ditur!!!!

Lere pastaj drejtuesit e tjerë të administratës shtetërore( të pjesës së tepsisë që i takonte LSI), pupupu çfarë matrapazësh e pazarxhinjsh që paskan qënë e ai, i madhi fare, nuk e ka nuhatur fare për 4 vjet!!!!

Droga paska qënë faj i çunave!!!

Drejtorët e hipotakave na qëlluan të korruptuar sa më ska!!!

Ndërkohë, ministrat ” e dalluar” nuk do ti zërë gjumi sonte, deri sa të marrin vesh, se cili prej tyre do ta ndihmojë me atë dreq timoni Ramën 2 !!! /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2017, ora 21:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori