Një sherr ka ndodhur në parlamentin e Çekisë për shkak të zgjatjes së gjendjes së emergjencës për koronavirusin.
Incidenti filloi kur Tomas
Hanzel, nënkryetari i Dhomës së Parlamentit i mbylli
mikrofonin Lubomir
Volny, një deputet nga listat e pavarura, për shkak të kritikave rreth kësaj çështje.
Por
Volny nuk u dorëzua. Ai shkoi në tavolinën e nënkryetarit për të folur me
mikrofonin e tij dhe tha: “Si përfaqësues i zgjedhur i popullit, kam të drejtë të flas”.
Hanzel nuk donte ta lejonte dhe në ndihmë i erdhën kolegët, por Lubomir
Volny i shtynte të gjithë, Pas konfliktit fizik me disa prej tyre,
Volny u largua dhe seanca plenare u pezullua për 15 minuta.
Deputetët cekë diskutuan kërkesën e qeverisë për të zgjatur urgjencën kombëtare të
koronavirusit edhe një muaj.
Volny konsiderohet një kritik i mprehtë i kufizimeve të
koronavirusit dhe ai refuzon të mbajë një maskë në
parlament, megjithëse është me detyrim.
Shtuar më 22/01/2021,
ora 10:00