Mikel Arteta: Duhet të përmirësohemi, Brighton mund të kishte dominuar ndeshjen

Mikel Arteta pranoi se Brighton mund të kishte dominuar ndeshjen e Arsenalit.

Kryetrajneri i skuadrës londineze ka dhënë një koment pasi mposhti 4-2, “pulëbardhat” në ndeshjen e javës së 18-të të Premier League.

“Një kundërshtar shumë i vështirë. Na kërkuan të bënim një lojë të shkëlqyer për të mundur një ekip shumë të mirë në Brighton dhe mendoj se ia dolëm. Ata dominuan në shumë faza të lojës. Ata janë të aftë për shumë, por ne kemi bërë shumë për të merituar të drejtën për të fituar.

Pati momente të shkëlqyera në lojën e Martin Odegaard. Ai krijon në kohën e duhur. Duhet të përmirësohemi, veçanërisht aspektet e lojës sonë në mbrojtje. Kemi ende vend për t’u rritur”,- tha Arteta. /albeu.com


Shtuar 1.01.2023 17:38