Deputeti shpërthen ndaj Ramës: Fundi i botës, lidheni këtë budalla
Pëlqej
Deputeti i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Kryeministrit Rama në lidhje me gazetarët në vend.

Vasili shprehet se Rama është mediokri Rama duke përdorur një fjalor jo etik.

“Të gjithë mund ta kuptojnë shumë lehtë se çfarë sharlatani inkuizitor i intelektualizmës shqiptare është kryeministri që qeveris Shqipërinë,” – shkruan Vasili në facebook.

Statusi i plotë:

Fundi i botes,mediokri Edi Rama jep opinion per eruditin Fatos Lubonja!!

Erdhi dhe fundi i botes!!
Ua ua ua….nje i falimentuar pa asnje talent,vokacion apo prirje si Edi Rama bëka vleresime intelektuale!!!
Matuflleku s’ka te ndalur….
Megjithate le tu referohemi fakteve dhe vleresimeve te bera objektivisht jashte Shqiperise.

Kur ky Rama me penel qimekeputur ekspozoi pikturat ne Bienalen e Venecias kritiket Alexxa Gotthardt dhe kolegu i saj Scott Indrisek i krahasojnë pikturat e Edi Ramës me eksperimentet mbi librin e shënimeve të një adoleshenti të droguar kolegjesh.Ja cfare thone:

“Në segmentin Giardini, të “Viva Arte Viva”, një dhomë e madhe është e mbuluar me një letër muri, me një seri vizatimesh gjeometrike, shumëngjyrëshe, pak si eksperimentet në fletoren e një djali kolegji të talentuar nën efektin e drogës. Për të qenë të sinqertë deri në fund, punimet nuk do të kishin ndonjë rëndësi, sikur të mos ishin bërë nga kryeministri i Shqipërisë, një njeri që u bë i famshëm sepse ngjyrosi pallatet në Tiranë, kur ishte kryetar Bashkie.”

Por ja si e motivojne ne menyre te jashtezakonshme cmimin dinjitoz “Princ Claus” qe Fatos Lubonja mori ne Hollande:

Fatos Lubonjës i jepet ky çmim për përshkrimin luçid dhe me ndershmëri që i ka bërë në letërsinë e tij episodeve kyçe të historisë së Shqipërisë; për ruajtjen e integritetit intelektual dhe të pavarësisë në momente ekstreme, për luftën e vazhdueshme për demokraci, të drejta të njeriut, fjalën e lirë dhe të drejtën për të treguar historinë e vendit të tij në një kontekst ku liria mbetet ende e brishtë; për zgjerimin e hapësirës së debatit publik e krijimin e platformave për zëra të tjerë kritikë; si dhe për thënien e së vërtetës pa frikë ndaj pushtetit.”

Te gjithe mund ta kuptojne shume lehte se cfare sharlatani inkuizitor i intelektualizmes shqiptare eshte kryeministri qe qeveris Shqiperine.

Ky sharlatan guxon e flet per Fatos Lubonjen,lidheni kete budalla.
Shtuar më 12/01/2019, ora 16:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori