I vihet tritoli një banese në Durrës
Deputeti që vjen në Kuvend me çantë spidermen (FOTO LAJM)

Nëse Flamur Noka zgjodhi veshjen sportive me xhins për ditët e Kuvendit kur ka mbledhje në komisione, kolegu i tij socialist Ervin Bushati e çon në një shkallë më lart pamjen e tij sportive.

Krahas veshjes komode me xhup sportiv, deputeti është parë me një çantë shpine të bardhë, ku ishte vizatuar spidermen-i.

Nuk e dimë nëse është çanta e tij apo e fëmijëve, por e vërteta është se Bushati e ka mbajtur atë çantë gjatë gjithë kohës dhe nuk ka pasur ndonjë fëmijë me vete, shkruan panoramaplus.

Mbase, në kohën e lirë Ervin Bushati mund të jetë shumë më sportiv në stil nga çfarë mund ta imagjinojë secili prej nesh.
Shtuar më 20/02/2019, ora 12:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori