Deputeti i PS-së shpërndau leje legalizimi, KQZ gjobit me 1500 lekë kreun e kadastrës
KQZ ka gjobitur 1500 lekë
Arben Qalliun drejtor i Kadastrës Lushnje pasi i dha
leje legalizimi deputetit të PS-së
Arben Çela për ti shperndarë në banorët e zonës së tij elektrorale.
Ky veprim sipas KQZ është në kundërshtim të vendimit i cili ndalon përdorimin e aseteve dhe funksioneve shtetërore për fushatë elektorale.
Në seancën e zhvilluar 3 ditë më parë,
Qalliu, gjatë fjalës së tij është munduar të justifikojë deputetin socialist
Arben Çela sa i përket ndarjes së lejeve të legalizimit.
Gjatë shpjegimit të tij ai ka treguar se lejet e legalizimit të shpërndara në dhjetor janë të prodhuara në nëntor dhe jo në periudhën kur KQZ nuk e lejon.
“Ka marrë lejën në muajin nëntor 130
leje, mund të jenë shpërndarë jo më shumë se 40% e këtyre” thotë, u shpreh
Qalliu
Madje shefi i kadastres së Lushnjes, nuk jep një shpjegim të qartë se pse çertifikatat e pronësisë janë shpërndarë nga depueti socialist, por e le të nënkuptojë se Çela mund të ketë qënë rastësisht në atë zonë.
Ndërkohë PD ka çuar në SPAK kryeministrin Rama, ministrat dhe deputetë të PS për shpërdorim detyrë dhe përdorimin e funksionit publik në interes të fushatës elektorale të PS.
Shtuar më 14/01/2021,
ora 13:31