Deputeti i PS-së bën deklaratën e fortë: PD më monitoron me një grup ish-policësh
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar në "Tonight" se është vënë në monitorim nga PD.

Balla: Jo vetëm Fatmir Xhafajt, por edhe unë, apo edhe kolegë të tjerë në drejtim të Partisë Socialiste, jemi nën sitën apo monitorimin e personave të paguar nga Partia Demokratike për të shpikur histori.

Jo më larg se para disa ditësh nga një koleg i PD jam informuar për një mbledhje në një grup të ngushtë për t’u vënë në monitorimin e një grupi të caktuar që përbëhet nga disa ish-policë. E deklaroj me përgjegjësi.

Këta synojnë të bëjnë survejime, përgjime të paligjshme. PD është e përfshirë në një veprim të paligjshëm shantazhimi ndaj ministrit të Brendshëm.-u shpreh Balla. /albeu.com/
Shtuar më 21/05/2018, ora 22:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori