Deputeti i Kosovës kalon çdo kufi, ofendon tepër rëndë ambasadorin britanik
Ambasadori britanik në Prishtinë, Ruairi O’Connell, ka kritikuar Gjykatën Supreme, e cila ka kthyer në garë disa kandidatë të decertifikuar nga KQZ-ja për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, përfshirë edhe Zafir Berishën që kandidon nga Nisma për kryetar të Prizrenit. Ky i fundit i është përgjigjur banalisht ambasadorit.

O’Connell ka thënë se Supremja me këtë vendim u ka dhënë të drejtë kriminelëve për të marrë pjesë në listat zgjedhore dhe për t’u kandiduar për kryetar komunash.

“KQZ-ja ka marrë vendim të mirë për decertifikimin në fillim, dhe Gjykata Supreme ia ka dhënë të drejtën kriminelëve të kandidojë. Ka qenë pak befasuese, sepse ligji ka qenë i qartë që nëse dikush dënohet për disa krime nuk lejohet të kandidojë për zgjedhje”, citohet të ketë thënë ambasadori britanik.

I kontaktuar nga Gazeta Express, deputeti i Nismës që synon të marrë në drejtim Prizrenin, e ka komentuar me fjalorin më banal këtë deklaratë të Ruairi O’Connell.

Ambasadori i Britanisë së madhe mi rroftë topat ose ka**n nëse mënon se gjoba prej 140 eurosh të bën kriminel”, a ka deklaruar i nervozuar Zafir Berisha.

“Topat ose ka**n, cilën ti vije ma lezet”, ka shtuar ai, duke thënë se kaq ka për të komentuar rreth kësaj.

Ndryshe, javë më parë, KQZ-ja pati decertifikuar 86 kandidatë të dënuar, në mesin e të cilëve ishte edhe ai për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha. Berisha ishte ankuar në Gjykatën Supreme e cila e riktheu në garë atë dhe kandidatët tjerë.

Berisha ishte decertifikuar nga KQZ-ja pasi është i dënuar me gjobë 140 euro për lidhje të rrymës në mënyrë ilegale në një restorant që është në pronësi të tij./albeu.com/


Shtuar më 27/09/2017, ora 15:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori