Deputeti i ardhshëm: Jam mik i Amerikës sepse kam orën "Atlantic"
Një nga deputetët e ardhshëm të opozitës së re, Kujtim Gjuzi, ka folur në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka deklaruar se do të futet në parlament dhe se ka mbështetje të ndërkombëtarevë.

Gjuzi tha se ka komunikuar me ndërkombëtarët dhe se është mik i Amerikës, sepse mban në dorë një orë “Atlantic”.

“Parlamenti nuk mund të lihet bosh, është gjakosur parlameti por ka vijuar të funksionojë.
Unë ju kam certifikuar gazetarit tuaj, sms-të që kam, mund t’ju nxjerr dokumentat e komunikimit. Ka thënë një ish ministër, që Gjuzi nuk ka telefon se ka borxhe.
Kam komunikim me ambasadën britanike në Tiranë. Kam sms me këshilltarin më të lartë të OSBE. Jam mik i Ambasadës amerikane jam edhe mik i amerikës se mbaj orën Atlantic” u shpreh Gjuzi.
Shtuar më 08/03/2019, ora 10:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori