Deputeti demokrat publikon përgjimet: Janë të Taulant Ballës

Pëlqej
Deputeti demokrat Ervin Salianji, ka publikuar në një status në rrjetin social Facebook disa dokumente ku janë zbardhur disa biseda, për të cilat Salianji deklaron se zhvillohen mes Taulant Ballës dhe drejtorit të policisë së Fierit dhe me persona të tjerë.

Postimi i Plotë

XhafajGate!

Gjithë shteti në shërbim të fabrikimit të provave për të shpëtuar pushtetin e tyre politik dhe privilegjet që iu vijnë nga pushteti.

Si u fabrikua “aktori”?!

Përgjimet e prokurorisë faktojnë se Taulanti nga Librazhdi, shoku i Alizotit i përgjuar me nr cel +091 flet me drejtorin e policise Fier dhe me persona të tjerë!

Kushdo mund ti shohë vete dokumentat zyrtare të prokurorisë.

Skandali më i madh i faktuar tashmë dhe me dokumenta zyrtare

Deri tani kemi parë shumë pak . /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2018, ora 20:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori