Pamje të rënda, ish-bashkëshorti dhunon 31-vjeçaren, i thyen hundën

Të enjten e kaluar në Spitalin e Përgjithshëm të Volos u dërgua me hundë të thyer një 31-vjeçare, e cila thotë se është rrahur rëndë në sy të fëmijës së saj të mitur nga ish-bashkëshorti i saj, i cili është kampion i njohur i çiklizmit.

Sipas asaj që pretendon denoncuesja, mbrëmjen e 6 qershorit, ajo shkoi në shtëpinë e ish-bashkëshortit të saj për të marrë fëmijën e tyre i cili kaloi disa ditë me të atin si pjesë e marrëveshjes së çiftit pas divorcit.

34-vjeçari, i cili ishte pjesë e ekipit olimpik të çiklizmit në Lojërat Olimpike të Londrës 2012, filloi të regjistronte reagimet e fëmijës në celularin e tij, duke pretenduar se donte të qëndronte në shtëpi dhe të mos shkonte me nënën e tij.

31-vjeçarja tha se më pas sportisti e shtyu dhe e goditi me grusht në hundë, duke i shkaktuar gjakderdhje të pakontrolluar. Dhe e gjithë kjo, para syve të fëmijës së tyre të mitur.

Gruaja ka shkuar në Spitalin e Përgjithshëm të Volos për të marrë ndihmën e parë, ndërsa 34-vjeçari ështëshoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Volos.

Pak më vonë, 31-vjeçarja ka bërë edhe një padi, si pasojë e së cilës Policia ka arrestuar ish-bashkëshortin e saj.

Çifti do të dilte në gjyq ditën e djeshme por u shty për në 19 korrik pasi 34-vjeçari nuk u paraqit në gjykatë për shkak të një problemi shëndetësor./Albeu.com./


Shtuar 11.07.2023 19:58

Tags: ,