Deputetët “ofendojnë” flamurin shqiptar, heqin shqiponjën dhe vënë simbolet e Vorio-Epirit
Pëlqej
Një takim i organizuar nga himariotët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë bashkë ish-deputetin i LSI-së, Nikollaq Neranxi dhe ai i PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Detaji që vihet re është se mungon flamuri shqiptar dhe në vend të tij është vendosur flamuri i Vorio-Epirit.

Këtë fakte e ka komentuar analisti Arben Llalla, i cili shprehet se kjo tregon qartësisht pretendimet territoriale të Neranxit, Berberit dhe Dules.

Publicisti shkruan:

Nikollaq Neranxi, Dionis Fredi Beleri dhe Vangjel Dule gjenden në SHBA për të drejtat e himariotasve, por në takimet e tyre bie në sy pretendimet territoriale që kanë këta të tre kundra disa vendeve, midis tyre edhe Shqipërisë.

Në sfond shihen flamuri i SHBA, flamuri i Maqedonisë Antike, flamuri i orthodoksëve të Azisë së Vogël-Turqisë, flamuri i Aneksimit të Jugut të Shqipërisë 1914 (Autonomia e Veriut të Epirit), flamuri i Qipros dhe flamuri i Greqisë.

Ajo që na shqetëson është se këta të tre, Neranxi, Beleri dhe Dule kanë pretendime territoriale ndaj Shqipërisë, sepse vërehet se këta mbajnë lartë atë palo flamur që nuk përfaqëson Greqinë, por grupet terroriste të ushtrisë greke që kryen masakra në jugun e Shqipërisë më 1914".


Shtuar më 18/11/2017, ora 17:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori