Deputetët e PS-së në KQZ, shtyhet mbledhja
(UPDATE)Pak çaste para se të shqyrtohet akti normativ për fletët e kontestuara, deputetët e Partisë Socialiste kanë mbërritur në KQZ. Prania e tyre në këtë seancë të KQZ sipas deputetet Ermelinda Meksi është për të kundërshtuar miratimin e aktit normativ i cili përcakton përllogaritjen e fletëve të votimit të cilat janë gjetura në kutitë e gabuara.

Deputetëve socialistë u është kërkuar të largohen por ato nuk e kanë pranuar një gjë të tillë. Kështu janë përfaqësuesit e PD-së në KQZ ata të cilët janë larguar, duke bërë që për momentin mbledhja të pezullohet.

Pritet që kreu i KQZ-së Arben Ristani të dalë në një deklatatë për shtyp për të njoftuar nëse mbledhja do të vazhdojë apo do të shtyhet.

Drafti i hartuar nga administrata e KQZ-së parashikon rishikimin e tabelave me rezultatet e nxjerra nga KZAZ për pasqyrimin në to të fletëve të kontestuara.
“KQZ duhet të vlerësojë këto fletë dhe të vendosë se për cilin kandidat apo subjekt të llogariten. Kjo të bëhet vetëm pas numërimit të votave për njësitë bashkiake, që të evidentohen këto fletë votimi hedhur në kutitë e gabuara”, thuhet në akt. /albeu.com/


Shtuar më 17/05/2011, ora 14:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori