Deputetët e PD-së rrahin qytetarin në mes të Tiranës (VIDEO)
Një incident ka ndodhur sot në kryqytet ku janë përfshirë dy zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike me një qytetar të moshuar.

Ish-deputeti PD, Fatbardh Kadilli dhe ish-zv/ministri Eno Bozdo rreth orës 15:00 të kësaj të enjte, kanë qenë duke ecur në rrugën e njohur si Pedonalja në afërsi të Kuvendit, kur i është afruar një person i cili ka nisur të shajë dhe bërtasë.

Debati dhe ulërimat prej qytetarit kanë vijuar çka ka sjellë një reagim të fortë nga Fatbardh Kadilli aktualisht Sekretar për Burimet Njerëzore në PD, i cili fillimisht e godet me këmbë e më pas me grusht.

Z. Kadilli dha këtë shpjegim për incidentin: “Isha me Z. Bozdo duke ecur në rrugë kur papritur një qytetar nisi të ulërasë duke na ofenduar me fjalët: Ju deputetët që na pitë gjakun……..e fyerje të tjera shumë të rënda” shkruan Report Tv.

I shpjeguam, thotë Kadilli, se nuk jam më deputet. Megjithatë, sqaron Kadilli, agresiviteti i tij sa vinte e shtohej kundrejt nesh. “Madje fjalori i tij ishte shumë banal”.
Shtuar më 01/02/2018, ora 23:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori