Departamenti Amerikan i Sigurisë: Temperaturat e larta e vrasin Covid-19
Të gjithë po pyesin nëse temperaturat e larta arrijnë ta vrasin Covid-19 dhe diskutimet kanë marrë drejtime të ndryshme.

Studimet e kaluara nuk kanë gjetur prova të forta që temperaturat e larta dhe lagështia më e lartë e pranverës dhe verës do të ndihmojnë në zvogëlimin e përhapjes së virusit.

Por Uilliam Bryan, drejtori i shkencës dhe teknologjisë në Departamentin e Sigurisë së Brendshme tha në një konferencë të Shtëpisë së Bardhë të enjten se ka “rezultate të tjera” nga hulumtimet e reja që sugjerojnë se drita diellore ka një efekt të fuqishëm në vrasjen e virusit në sipërfaqe dhe në ajër.

Ai tha se shkencëtarët kanë parë një efekt të ngjashëm nga temperaturat më të larta dhe lagështia. Një laborator në Maryland po kryen testime mbi virusin që nga shkurti, tha Bryan.

“Virusi po vdes me një ritëm shumë më të shpejtë vetëm nga ekspozimi ndaj temperaturave më të larta dhe vetëm nga ekspozimi ndaj lagështisë,” tha Bryan.

Shtuar më 25/04/2020, ora 10:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori