Denoncoi humbjen e vajzës dhe mbesës, i gjen në Tiranë
Një burrë 61 vjeç nga Lishani i Poshtëm, Dibër, denoncoi humbjen e vajzës dhe mbesës, 15 dhe 19-vjeç.

“Më datë 03.09.2018, shtetasi D.P., vjeç, 61, banues në fshatin Lishan i Poshtëm, kallëzon se i janë larguar nga banesa vajza dhe mbesa, shtetaset A.P., dhe Xh.Sh., vjeç 15 e 19.

Po punohet për gjetjen e tyre. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër,” njoftoi policia.

Por disa orë më vonë, 61-vjeçari njoftoi se ato gjendeshin në Tiranë. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2018, ora 22:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori