Denoncoi humbjen e pasaportës, qytetarit i dalin të palarat
Denoncimi për humbjen e passaportës nga një qytetar ka zbuluar në fakt dicka krejt tjetër.

Pas verifikimeve rezultoi se me numrin e pasaportës së tij ishte pajisur një qytetar tjetër. Po ashtu policia ka nisur procedim penal për denoncuesin S.P. 35 vjeç dhe poseduesin I.M. 33 vjeç.

Njoftim i policisë

Më datë 24.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit, I. M., 35 vjeç dhe S. P , 33 vjeç, banues në Kamëz, pasi S.P ka bërë kallëzim për humbje të pasaportës biometrike ku nga verifikimet e kryera rezultoi se, me këtë Nr. pasaporte është i pajisur shtetasi I.M. Neni 189 i Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 25/11/2017, ora 18:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori