Denoncimi: Kushtet skandaloze të dentistit që shkulte dhëmballë në një “stallë”
Një qytetar denoncon në emisionin “STOP” kushtet skandaloze të një klinike dentare në Zavalinë të Elbasanit, duke e shoqëruar këtë denoncim me video amatore.

Gazetarja e emisionit “STOP” shkon të vërtetojë nëse kushtet e klinikës së Nazif Rrëshkës ishin vërtetë si të një stalle.

Edhe vetë Nazif Rreshka pranon se ajo që shohim nuk mund të quhet klinikë dentare, por ai thotë se vetëm merr masa për dhëmbë të përkohshëm.

Si të mos mjaftonte kjo, Rreshka pohon se nuk ka as licencë e as NIPT.

Muhamet Derstila, president i Urdhrit të Stomatologëve të Rajonit Jug-Lindor, thotë se Rreshka nuk është i regjistruar pranë Urdhrit të Stomatologut dhe për këtë këtë është vënë në dijeni Inspektoriati Shëndetësor për procedim disiplinor.

Në redaksinë e emisionit “STOP” ka mbërritur një denoncim për një klinikë dentare në Zavalinë të Elbasanit, e cila në fakt nuk mund të quhet e tillë.

Denoncuesi ka paraqitur një video, ku shfaqen kushtet skandaloze të kësaj klinike dhe stomatologun, duke i hequr një dhëmb pacientit, të cilën më pas e flak nga dritarja.

Gazetarja e emisionit “STOP” iu drejtua kësaj klinike për të folur me stomatologun Nazif Rreshka.

“Unë quhem Nazif Rreshka dhe kam mbaruar shkollën e mesme për dentist në Vlorë në 1974. Pastaj bëra shkollën e lartë për doktor dhëmbësh në Tiranë. Pastaj kam hapur pikat e mia.

Përfundimisht kjo nuk mund të quhet klinikë dentare! Kjo është një pikë ambulante që bëhet ndonjë mjekim i thjeshtë dhe vendosen dhëmbë të lëvizshëm.”

I pyetur nga gazetarja për mënyrën e dezinfektimit, stomatologu Rreshka u shpreh se nuk ka nevojë, pasi punon vetëm me dhëmbë të përkohshëm.

Ndërkohë që videoja që na siguroi denoncuesi tregon komplet të kundërtën.

Ai gjithashtu tregon se nuk ka as licensë e as NIPT për “pikën ambulante”.

“Për mbushje dhëmbi nuk bëhet se nuk kam kushte, kjo është një pikë e thjeshtë!”, këmbëngul stomatologu.

Muhamet Derstila, president i Urdhrit të Stomatologëve të Rajonit Jug-Lindor, tregon se pas verifikimeve që kanë kryer ka rezultuar se Nazif Rreshka nuk është i regjistruar pranë Urdhrit të Stomatologut.

Ndaj Inspektoriati Shëndetësor do të nisë procedim disiplinor për t’i ndaluar në mënyrë të menjëhershme ushtrimin e profesionit./ tvklan.al
Shtuar më 09/11/2017, ora 23:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori