Denoncimi i Berishës për të miturin e përdhunuar, përgjigjet policia
Ish kryeministri Sali Berisha në rrjetin e tij social Facebook denoncoi sot se një i mitur vetëm 6 vjec ishte përdhunuar në Thumanë në Krujë, por kryebashkiaku socialist i Krujës, Artur Bushi, po mundohet ta mbyllë këtë ngjarje pasi autori i dyshuar që është arrestuar është i afërm i tij.

Gjithashtu Berisha akuzoi policinë se fsheh ngjarjen.

Ama në lidhje me një lajm të publikuar në media, me pretendimin se Komisariati i Policisë Krujë ka fshehur ngjarjen policia ka reaguar duke sqaruar se:

Rasti që është trajtuar në media që bën fjalë për një shtetas, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, ju informojmë se autori i dyshuar shtetasi D.T, është arrestuar.

Policia nuk e ka fshehur si ngjarje, e ka publikuar si lajm në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit pa dhënë më tepër detaje, me qëllim për të ruajtur dhe mos cënuar të drejtat e fëmijës.

Neni përkatës tregon edhe veprën penale që dyshohet se ka kryer shtetasi i arrestuar.

Vijojnë hetimet dhe pritet akti i ekspertit mjeko-ligjor në zbardhjen e plotë të saj.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin! /albeu.com/
Shtuar më 30/04/2018, ora 18:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori