Denoncimi i Berishës: 30 oficerë rrezikojnë përjashtimin nga Policia për shkak të Tahirit
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sërish nëpërmjet qytetarit dixhital, këtë herë lidhur me 30 oficerë policie.

Sipas denoncuesit, “me porosi te Saimir Tahirit dhe Haki Cakos jemi thirrur ne Drejtorine e Standarteve ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise rreth 30 a me shume oficere policie te rretheve te ndryshme ku na eshte bere njoftimi per fillimin e ecurise disiplinore per shkelje te rende disiplinore.

Sipas tyre shkelja e rende eshte se ne paskemi bere verifikime ne sistemin TIMS per Saimirin dhe Bashkim Tahirin”.


STATUSI I BERISHES:

Terror i Haki Droges, me urdher te Norieges, per Saimir Trafikun dhe Bashkim Tahirin!
Lexoni mesazhin e oficerit dixhital.S.B

“Mirembrema Doktor. Sot me date 27.11.2017 me porosi te Saimir Tahirit dhe Haki Cakos jemi thirrur ne Drejtorine e Standarteve ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise rreth 30 a me shume oficere policie te rretheve te ndryshme ku na eshte bere njoftimi per fillimin e ecurise disiplinore per shkelje te rende disiplinore.

Sipas tyre shkelja e rende eshte se ne paskemi bere verifikime ne sistemin TIMS per Saimirin dhe Bashkim Tahirin.Kemi mbetur te habitur se nuk po kuptojme cfare shkelje eshte kjo dhe aq me pak cfare shkelje e rende eshte te besh verifikime per shtetas te ndryshem ne sistemin TIMS .

Ju lutemi ta beni publike kete kerkojme nderhyrjen me autoritetin Tuaj prej deputati qe te parandaloni kete maskarallek pasi neve mund te na ndeshkojne dhe deri te na perjashtojne nga Policia pa asnje shkak apo motivacion”

Shtuar më 27/11/2017, ora 21:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori