Denoncimi, Engjëll Agaçi udhëtim sekret drejt Italisë për çështjen Tahiri
Pëlqej
Tashmë denoncimet që ish-kryeministri Sali Berisha publikon në faqen e tij zyrtare në Facebook, janë kthyer në një ngjarje të zakonshme.

Këtë herë Berisha ka publikuar një mesazh të “qytetarit dixhital”, ku ky i fundit denoncon faktin se sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaci po tenton që të lehtësojë akuzat që rëndojnë ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri, duke ndërhyrë tek eksponentët e drejtësisë italiane.

Statusi i Berishës
Sekretari i pergjithshem i mafies qeveritare, don Agaçio ne tratative me nje eksponent te larte te drejtesise italiane per deklarata lehtesuese per Tahirin!

“Pershendetje doktor. Don Agacio siç e quan ti me te drejte Engjell Agacin, ishte ne nje udhetim sekret ne Itali, per te cilin une dhe ju njoftova tre dite me pare.

Burimi qe me informoi per udhetimin ka marre vesh se detyra e tij ka qene per te blere ndonje deklarate nga nje ish prokuror i njohur i Italise emrin e te cilit sapo ta marre vesh do te jua nis.

Personi qe me i informoi ka si burim vet Agaçin, cherche la femme e kupton vet ti doktor! me respekt per ju..” /albeu.com/
Shtuar më 23/10/2017, ora 22:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori