The Economist: 10 trende biznesi për vitin 2023

Me nisjen e vitit, ju sjellim një përmbledhje globale nga The Economist Intelligence Unit me “Dhjetë tendencat e biznesit për vitin 2023” dhe parashikimet për 15 industri.

  1. Rezerva Federale Amerikane si dhe të tjera Banka Qendrore Perëndimore do të vijojnë të rrisin normat e interesit për të luftuar inflacionin. Ndërsa Kina do të vijojë me një politikë monetare fleksibël.
  2. Kriza e inflacionit dëmton sektorin e shitjeve me pakicë si dhe blerësit. Pritet një ngadalësim i shitjeve online. Globalisht , shitja me pakicë përbën 14% të të gjithë blerjeve, me rritje të dukshme nga 2019 ku ishte rreth 10%, por këtë vit pritet të ngadalësohet.
  3. Covid do vijojë të marrë jetë të tjera njerëzore, megjithatë vdekjet e shkaktuara nga Covid vijojnë të jenë më të ulëta se sa nga sëmundje kardiovaskulare apo të tjera. Kina pritet të shkojë në politikën me zero covid por kjo do të rrisë rastet e infektimeve.
  4.  Uria e Azisë për energji do të ndihmojë në një nxitje të kërkesës globale për karburant me 1.5%, duke arritur nivelet para-pandemike. OPEC pritet të zgjerojë, pa dëshirë, prodhimin, duke shtypur disi çmimet.
  5. Risku i Recesionit dhe i rritjes të normave nuk do ndalojnë rritjen e shpenzimeve në teknologji me më shumë se 6%. Shitjet e pajisjeve teknologjike do zhgënjejnë këtë vit, por tregu i Inteligjencës Artificiale do rritet në 500 miliardë dollarë.
  6. Teksa rreken në vështirësi për abonentë të rinj dhe në luftë me konkurrencën, firmat e trasmetimit do të vijojnë të investojnë në përmbajtje, rasti i Netflix me 12 miliardë dollarë.
  7. Shitja globale e makinave të reja pritet të rritet me vetëm 1%, por shitja e mjeteve elektrike do të rritet me 25% teksa Kina planifikon lehtësime tatimore për të nxitur kërkesën.
  8. Amerika, vendi global me shpenzimet më të mëdha në mbrojtje, do të shtojë këtë zë në rreth 800 miliardë dollar këtë vit, më shumë se trefishi I Kinës. Por buxhetet do të përshtaten me nivelin e inflacionit.
  9. Pritet një rikuperim në prodhim. Kjo u jep pak lehtësim kompanive, të cilat më herët kanë qenë të penguara nga prodhimi i disa metaleve. Kjo mund të rrisë çmimet e metaleve, më tepër se mallrat e tjera.
  10. Udhëtimet ajrore do kthehen me fitim, teksa fluturimet ndërkombëtare priten të rriten me 30%. Por globalisht, do jemi ende në nivelet para pandemike./Monitor


Shtuar 5.01.2023 14:36