Allegri: Fituam me pak fat, krenar të mposhtnim Interin

Pas fitores së djeshme, Allegri foli për mikrofonat e “DAZN” duke shpjeguar situatën e ndeshjes dhe jo vetëm.

“Rabiot? Kam biseduar me të para se të mund të largohej nga Juventus, vetëm i thashë se te Juventus ai ka vlerë të madhe, se e konsideroj atë një lojtar të madh dhe të rëndësishëm. Ai ka luajtur një ndeshje të jashtëzakonshme. Të them të vërtetën, e patëm pak fatë në fitoren ndaj Interit, por rëndësi ka që ne morëm tre pikët.

Të ktheheshim nga një periudhë e keqe duke fituar ndaj Interit është një gjë që më bën të jem krenar, nuk është e lehtë të luash një ndeshje të tillë. Ne luajtëm mirë teknikisht, rrezikuam shumë gjatë gjithë lojës duke lënë hapësira te lojtarë si Calhanoglu apo Lautaro, por në fund fituam dhe kjo tashmë ka rëndës”, është shprehur Allegri./ h.ll/albeu.com


Shtuar 7.11.2022 10:38