Dënohet me 3.3 vjet burg Ivani që dogji flamurin shqiptar
Tre vjet e tre muaj burg për "Ivanin e tmerrshëm". Ky ka qenë dënimi i Gjykatës së Xhenovas, për të akuzuarin kryesor të incidenteve të 12 tetorit të kaluar që solli ndërprerjen e ndeshjes Itali-Serbi, në të cilën u dogj edhe flamuri shqiptar.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane të cilat theksojnë se së bashku me Ivanin janë dënuar edhe dy tifozë të tjerë serbë.

Gjykatësit iu desh më pak më shumë se dy orë për të fiksuar dënimet kundër Ivan Bogdanovit dhe tre të akuzuarve të tjerë serbë.

Pikërisht për të tjerët, ndëshkimet janë po aq të ashpra: 3 vjet për Nikola Klickovis, 2 vjet e 8 muaj për Daniel Ianiç dhe 2 vjet e gjashtë muaj për Srdan Iovetiç.

Krimet për të cilat akuzoheshin tifozët serbë ishin ato të rezistencës të rënduar ndaj autoriteteve publike italiane, dëmtime dhe sjellje të papërshtatshme brenda stadiumit.
Shtuar më 08/03/2011, ora 12:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori