Dëmtohet punëtori në Durrës, arrestohet pronari i hotelit ku punonte
Policia e Durrësit ka arrestuar një 68-vjeçar për shkak se një punëtor është rrëzuar teksa ishte duke kryer punime në hotelin e tij.

B. S., 68 vjeç, banues në Durrës u arrestua pasi në lagjen nr. 13, Durrës, duke punuar në hotelin në pronësi të tij, është dëmtuar shtetasi R. M., 63 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë i policisë: Arrestohet një 68-vjeçar, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin B. S., 68 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, Durrës, duke punuar në hotelin në pronësi të tij, është dëmtuar shtetasi R. M., 63 vjeç (punëtor), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
Shtuar më 13/05/2020, ora 10:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori