Atletico Madrid nuk i ofroi rinovim, Luiz Suarez drejt këtyre tre klubeve

Luis Suarez u përshëndet një ditë më parë me Atletico Madrid. Klubi spanjoll nuk i ka ofruar rinovim sulmuesit.

Suarez luajti për dy sezone me ta dhe sezonin e shkuar ai dha një kontribut të rëndësishëm për të fituar titullin kampion.

Tashmë Suarez duhet të gjejë ekip të ri dhe synimi është qëndrimi në Europë. Tre klubet kryesore që e duan janë Sevilla, Aston Villa dhe Interi në Serie A.