Interi mposht “pastër” Getafen dhe vazhdon rrugëtimin në Europa League (VIDEO)

Inter ka siguruar kalimin tutje në Ligën e Evropës, pasi mposhti 2:0 Getafen në sfidën e zhvilluar në stadiumin e Schalkes në Gjermani.

UEFA kishte vendosur që kjo sfidë të luhet në një stadium neutral, dhe me vetëm një ndeshje, pa pasur mundësinë e përballjes së kthimit.

Inter përgjatë 90 minutave ishte skuadër më e mirë, dhe në minutën e 33’, kaloi në epërsi 1:0, nëpërmjet Romelu Lukakut.

Getafe pati mundësi të mirë për të barazuar rezultatin, por Jorge Molina në minutën e 76’ gaboi nga penalltia.

Rezultatin përfundimtar e vendosi mesfushori Christian Eriksen, që shënoi në minutën e 83’.

Në raundin tjetër Inter takohet me fituesin e sfidës Bayer Leverkusen – Rangers.


Shtuar 5.08.2020 20:57