Delegacioni kinez vizitë në PS
Në ditën e fundit të qëndrimit në Tiranë, një delegacion i zgjeruar i Partisë Komuniste Kineze ka zhvilluar një takim me zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste, në kuadër të një turi për “vullnet të mirë”, ku është përfshirë Shqipëria, Angola dhe Kenia.

Delegacioni PKK udhëhiqej nga Liu Ci, anëtar i Byrosë politike te Komitetit Qëndror dhe sekretar i Parë i Partisë Komuniste Kineze të cilit i ka uruar mirëseadhjen deputeti Taulant Balla.

Delegacioni kinez bisedoi me nje perfaqesi te Partise Socialiste, e drejtuar nga kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruci. Duke dalë nga selia rozë Liu Ci i pyetur nga Top Channel për qëllimin e vizitës në Shqipëri dha një përgjigje të shkurtër.

"Urojmë që miqësia mes dy vendeve tona të rrojë edhe për qindra mijëra vjet", tha Liu Ci.

Ardhja e këtij delagacioni është në vazhdën e vizitave të zyrtarëve partiakë të Kinës që vizitojnë vendin tonë. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2012, ora 13:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori