Delegacioni i PE: Urgjentisht komisioni hetimor
Pëlqej
Delegacioni i Parlamentit Europian ka propozuar ngritjen e komisionit hetimor për hetimin e zgjedhjeve ku opozita ta drejtojë dhe të ketë shumicën në këtë komision. Në një konferencë për shtyp pas përfundimit të mbledhjes së komitetit të Stabilizim-Asocimit Shqipëri-Be, delegacioni i PE-së ka theksuar se duhet të ngihet menjëherë komisioni hetimor i cili do të ketë mandat për të hetuar materialet zgjedhore ndërsa për kutitë dhe fletët e votimit të vendosë Kushtetuta.

Eurparlamentarja Doris Pack ka prapozuar që palët duhet të ulen për të ndryshuar nenin 178 pika 6 i cili parashikon djegien e fletëve të votimit. “Nëse keni vullnet zgjidhet edhe kriza politike theksoi Pack duke shtuar se vetëm pasi të zgjidhet kriza atëherë duhet të nisë puna për ndryshimet në kodin zgjedhor.

Ndërkohë në lidhje me propozimin e eurodeputetes Pack për ndryshimin e nenit 178 pika 6 është votuar edhe në mbledhje por nuk është marrë asnjë vendim pasi ka pasur barazim votash. (albeu.com)
Shtuar më 05/11/2010, ora 13:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori