Treni del nga shinat në Gjermani, raportohet për viktima

Një tren doli nga shinat pranë Garmisch-Partekirchen, një vendpushim skish në Bavari, Gjermani.

Lajmi u bë i ditur nga Bild, ku sipas saj, aksidenti ka shkaktuar një të vdekur dhe disa të plagosur.

Hetimet për të përcaktuar dinamikën e ngjarjes dhe numrin e viktimave janë ende në vazhdim.

Në operacion për dhënien e ndihmës, janë përfshirë edhe tre helikopterë të shpëtimit nga Tiroli.