“Dibranët ia kanë kthyer kurrizin PD”, Rama: Do vij nga rruga e Arbrit për të ngrënë sheqerpare, dhe do t’u dërgoj selam

Rama nga Peshkopia ka thënë se do të kthehet sërish në Dibër, por nga rruga e Arbit dhe se kur të vijë do t’i dërgojë selam opozitës me “H.M”.

“Patjetër që do të vij ta marr dhe unë atë pirunin e sheqerpares time, që do të vij nga rruga e re. Edhe nga rruga e re do t’ju dërgoj një selam H.M për ata që s’kanë lënë llaf pa thënë për atë rrugë. Dhe nuk di sesa herë e kanë premtuar dhe se kanë bërë. Po shyqyr dibranët e kanë shumë të shpejtë instinktin kush është kush në një tavolinë. Kështu që jua kanë kthyer kurrizin dhe ta harrojnë se jua shohin më gjoksin dibranëve”, tha Rama.


Shtuar 29.10.2022 11:22