Trump del me makinën e blinduar jashtë spitalit, përshëndet mbështetësit
Mbrëmjen e djeshme presidenti Trump, u largua përkohësisht nga Qendra Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed me një automobili të blinduar i shoqëruar nga agjentë të Shërbimit Sekret, për të përshëndetur mbështetësit që kishin ardhur jashtë spitalit dhe që brohorisnin me flamuj në duar.

Presidenti Trump bëri një udhëtim të shkurtër me autokolonë, që u vendos në minutën e fundit, për të përshëndetur përkrahësit e tij jashtë dhe tani është kthyer në Suitën Presidenciale brenda spitalit Walter Reed,” tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Judd Deere në një deklaratë.

Një mjek në siptalin Walter Reed e quajti veprimin të papërgjegjshëm.

Dr. James Phillips, i cili është gjithashtu shef i mjekësisë së fatkeqësive natyrore në Universitetin George Washington, shkroi në Tëitter se automjeti special ku ndodhej presidenti është i izoluar ndaj një sulmi kimik.

“Rreziku i transmetimit të COVID19 brenda tij është aq i lartë sa i tejkalon procedurave mjekësore. Papërgjegjshmëria e treguar është befasuese. Mendimet e mia janë me Shërbimin Sekret që ishte i detyruar ta shoqëronte,” shkruan Dr. Phillips, duke iu referuar shoferit dhe një agjenti shoqërues në sediljen e përparme, të cilët dukej se mbanin maska, mburoja fytyre dhe kostum për t’u mbrojtur nga infektimi.

“Ishin marrë masat e duhura paraprake për ekzekutimin e kësaj lëvizjeje për të mbrojtur presidentin dhe të gjithë ata që e mbështesin, përfshirë mjete mbrojtëse personale,” tha zoti Deere, zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë. “Lëvizja u realizua me lejen e ekipit mjekësor si diçka e sigurt, që mund të bëhej.”
Shtuar më 05/10/2020, ora 08:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori